Kompania “Bekom Co” merret me shfrytëzimin e pyjeve dhe përpunimin e drurit. Ajo është themeluar në vitin 2002 s firmë e vogël familjare me pesë të punësuar. Tani ajo punëson më shumë se 120 punonjës dhe është një nga kompanitë lider në tregun e industrisë së drurit. “Bekom Co” gjatë 18 vjetëve të aktivitetit të vet, ka fituar emër të shkëlqyer, si dhe është bërë një brend i njohur në rajonin tonë. Prodhimet e saj i eksporton në Itali, Kroaci, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në shumë vende të tjera.
Ne kemi të gjithë mekanizimin e duhur, kemi qendrën logjistike si dhe personel specialistësh. Ne shfrytëzojmë lëndë të para nga i gjithë territori i Malit të Zi.