Në vitet që kemi lënë pas, “BekomCo” bije në sy si kompania me e besueshme në industrinë malazeze të drurit. Me anë të punës së specializuar dhe makinerive moderne kemi bërë prodhime cilësore me standard të lartë dhe prandaj dallohemi nga konkurrenca.
Peletat e drurit janë burim i rinovueshëm i energjisë. Ato janë burim energjie të pastër natyrore që prodhohen me bluarjen e drurit në granula të dimensioneve përkatëse. Në vijim të procesit teknologjik ato thahen dhe presohen, e me këtë sigurohet djegie cilësore dhe vlerë e lartë energjitike.
Ne përdorim dru cilësor ahu dhe bredhi, e kështu prodhojmë një nga produktet më të mira në treg
Ne jemi të licencuar si prodhues peletash të klasave A1, A2 dhe të peletave industriale.
Kapaciteti ditor i prodhimit është 100 ton, dhe kapaciteti mesatar vjetor i kalon 30.000 ton peleta druri.