Kompania “Bekom Co” merret me shfrytëzimin e pyjeve dhe përpunimin e drurit. Ajo është themeluar në vitin 2002 s firmë e vogël familjare me pesë të punësuar. Tani ajo punëson më shumë se 120 punonjës dhe është një nga kompanitë lider në tregun e industrisë së drurit. “Bekom Co” gjatë 18 vjetëve të aktivitetit të vet, ka fituar emër të shkëlqyer, si dhe është bërë një brend i njohur në rajonin tonë...
Në vitet që kemi lënë pas, “BekomCo” bije në sy si kompania me e besueshme në industrinë malazeze të drurit. Me anë të punës së specializuar dhe makinerive moderne kemi bërë prodhime cilësore me standard të lartë dhe prandaj dallohemi nga konkurrenca.
Ne prodhojmë në repartet e përpunimit primar të drurit lëndë druri të prerë sipas standardeve të tregut. Repartet tona gjenden në dy vende - në Podgoricë dhe në Bijello Polje. Ata janë të pajisur me makineri moderne të automatizuara.
Kompania “Bekom Co” ka makina moderne për shfrytëzimin e pyjeve malazeze. Si një firmë e njohur që jemi, ne kemi nënshkruar me Qeverinë e Malit të Zi kontrata afatshkurtra dhe afatgjata koncesionesh për shfrytëzimin e lëndëve të para drusore në të gjithë territorin e Malit të Zi.